MOSKË, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Hetuesit rusë pohuan sot se kanë prova për implikimin e një avioni luftarak ukrainas në rrëzimin e fluturimit MH17 të nje avioni te "Malaysia Airlines", që u godit në lindje të Ukrainës në korrik.
"Sipas një dëshmitari të kontaktuar nga hetuesit dje në mbrëmje, avioni i linjës 'Boeing-777? i fluturimit MH17 mund të jetë rrëzuar më 17 korrik nga një avion ushtarak i tipit Su-25 i forcave ajrore ukrainase, i pilotuar nga komandanti Voloçine", shkruan në një komunikatë Komiteti i Hetuesisë, strukturë e ngarkuar me hetimet kryesore në Rusi.
Sipas hetuesve, ky dëshmitar, që i është nënshtruar një pajisje që detekton mashtrimet dhe që mund të vihet nën një program mbrojtjeje, ka parë avionin të ngrihet nga një bazë ajrore ku ndodhej edhe ai vetë, pranë qytetit të Dnipropetrovskit, në lindje të Ukrainës.
Në një raport të parë hetimi të publikuar në shtator, hetuesit ndërkombëtare vlerësuan se "Boeing 777? ishte shpuar në ajër nga predha që lëviznin me endergji të lartë, por pa konfirmuar hipotezën e goditjes me raketë.
Një raport përfundimtar pritet në verën e vitit 2015./
/G.S/ a.jor.










