MOSKË, 17 nëntor /ATSH-AFP/ - Diplomacia ruse i cilësoi sot si "përçartje" akuzat e NATO-s përsa i përket pranisë së ushtarëve rusë në lindje të Ukrainës dhe theksoi se Aleanca Atlantike po përhap ndjenjën atiruse për të justifikuar praninë e saj në rritje në portat e Rusisë.
Në një komunikatë, ku akuzohet sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke pranuar vetëm që ai të mos arrijë nivelin e rusofobisë armiqësore të paraardhësit të tij, Anders Fogh Rasmussen, Ministria e Punëve të Jashtme akuzoi NATO-n se po flet përçart mbi mbështetjen ruse për rebelët në lindje të Ukrainës në vend që të kërkojë një zgjidhje diplomatike për konfliktin ukrainas.
"Fatkeqësisht, Aleanca nuk kërkon të flasë në mënyrë konstruktive për problemet e rënda dhe preferon të përhapë ndjenjat antiruse për të justifikuar projektet e saj (...) që parashikojnë të riforcojnë praninë ushtarake të NATO-s pranë kufijve rusë", theksoi diplomacia ruse në një komunikatë.
"Ky qëndrim i NATO-s krijon rreziqe të rënda për sigurinë në të gjithë rajonin euroatlantik", vijon komunikata./
/ec/ a.jor.