MOSKË - Moska theksoi sot se rezoluta e OKB-së që mund të çojë regjimin koreanoverior para drejtësisë ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit ishte kundërproduktive, ndërkohë që Pheniani reagoi në përgjigje të kërcënimit me një prvë tjetër bërthamore.
"Sipas meje, është kundërproduktive të përpiqesh të bësh deklarata të zhurmshme nëpërmjet rezolutave konfliktuale në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe në Këshillin për të Drejtat e Njeriut", deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov pas një takimi në Moskë me të dërguarin special të liderit koreanoverior, Kim Jong-Un.
Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të dërgojë Korenë e Veriut para Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për t'u përgjigjur juridikisht për shkeljet masive të të drejtave të njeriut./ATSH/
/Shqiptarja.com