MOSKË, 6 shtator /ATSH-AFP/ - Rusia dërgoi sot gjashtë anije që transportojnë personel dhe pajisje drejt një baze ushtarake të epokës sovjetike në Arktik që po e rihapin për përforcimin e pranisë së saj në rajon, raportuan agjencitë ruse.
Moska është duke përforcar praninë e saj ushtarake në këtë rajon të pasur me hidrokarbure, që eksplorohet gjithashtu nga Kanadaja dhe Norvegjia.
Presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar shtatorin e kaluar rihapjen e kësaj baze që ndodhet në arqipleagun e ishujve Siberia e Re, në lindje të Arktikut të braktisur që prej vitit 1993.
Ai e justifikoi këtë vendim me nevojën e ruajtjes së rrugëve detare në veri, një projekt strategjik që ka një rol gjithnjë e më të lartë në tregëtinë ndërkombëtare./
/G.S/