MOSKË - Rusia theksoi sot se do të njihte zgjedhjet që do të organizohen të dielën nga separatistët në lindje të Ukrainës duke sfiduar Kievin para një takimi të Bashkimit Evropian në kuadër të sanksioneve ekonomike kundër Moskës.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dënoi deklaratat që vënë në rrezik procesin e paqes që synon zgjidhjen e konfliktit që ka shkaktuar më shumë e 3 700 të vdekur sipas OKB-së.
Megjithatë në kryeqytetin ukrainas, partitë properëndimore, kryesuese në zgjedhjet legjislative, po negociojnë për një koalicion, kryengritësit në lindje po përgatiten për zgjedhjet e tyre presidenciale dhe legjislative të 2 nëntorit në dy Republikat popullore të vetëshpallura, Donetsk dhe Lougansk.
"Ne do të njohim rezultatet e tyre", deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov. "Ne shpresojmë që mendimi i popullit do të jetë i lirë dhe se askush nuk do të përpiqet ta pengojë nga jashtë", shtoi ai.
Moska, që sipas Kievit dhe perëndimorëve mbështesin ushtarakisht kryengritjen e armatosur proruse, nuk kishte njohur zyrtarisht në muajin maj referendumet për pavarësi, organizuar nga separatistët, ndryshe nga ai që mundësoi dy muaj më parë aneksimin e Krimesë në Rusi.
Por për shefin e diplomacisë ruse, bëhet fjalë për legjitimitetin e autoriteteve rebele në kuadër të marrëveshjeve të Minskut që i hapi rrugën një armëpushimi më 5 shtator duke mundësuar një ndërprerje të luftimeve pa i dhënë fund plotësisht./ATSH/
/Shqiptarja.com