Rusi - Një grup neo-nazist rus akuzohet se ka torturuar disa të rinj homoseksualë. Grupi neo-nazist ka përdorur rrjetet sociale për të gjetur homoseksualët. Fillimisht pjesëtarët e grupit caktonin takime me djmtë homoseksualë dhe më pas i filmonin teksa i torturonin. Videot më pas i kanë postuar nëpër rrjetet sociale.

Disa prej viktimave, pasi kanë parë videot kanë tentuar të vetëvriten kurse disa të tjerë janë traumatizuar. Grupi rus ka postuar në youtube videon ku ata keqtrajtojnë një 15-vjeçar, pasi ky i fundit tregon preferencat e tij seksuale. Në video, 15-vjeçari tregon edhe moshën, shkollën dhe emrin e tij.

Më pas, njëri prej pjesëtarëve të grupi neo-nazist ka urinuar në një bideon dhe ka tentuar t’ia hedhë në kokë djalit homoseksual. Një anëtar ka thënë: “Ne nuk na pëlqejnë homoseksualët. Po të ishte në dorën time do t’I vrisja ata, por qeveria nuk e lejon këtë gjë”. Pastaj ai vazhdoi duke thënë se homoseksualët nuk duhet të lejohen në shoqëri.

Muajin e kaluar një homoseksualë 23-vjeçar u tortutua për vdekje.