Në Moskë, policia ruse ka arrestuar kryeopozitarin Aleksei Navalny.

Ndërsa arsyet ende nuk janë të qarta dhe nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet, aleatët e Navalny kanë thënë se ai u mor me force nga zyra e tij.

Sipas avokatëve, Aleksei Navalny sot kishte programuar të shpallte në television programin e tij opozitar.

Dje Navalny raportoi "rrëmbimin" e një prej aleatëve të tij, Ruslan Shaveddinov i cili është dërguar në një bazë ushtarake në një ishull të izoluar të Arktikut, 2mijë kilometra nga kryeqyteti rus.   

Ruslan Shaveddinov, 23-vjeç, ishte një nga personazhet kyçe të fushatës anti-Putin të Alekej Navalny, i cili garoi pa sukses për zgjedhjet presidenciale.

Sipas Navalny, forcat e rendit i kanë hequr Ruslan Shaveddinovit edhe telefonin.

Kreu i opozitës ruse është arrestuar tre here brenda këtij viti dhe në një rast u dënua me 30 ditë burg.

Në muajin shtator në Moskë u zhvilluan protesta masive ku iu kërkua autoriteteve të ndalonin një fushatë sulmesh dhe arrestimesh që kishin në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe rrjetin e tij të mbështetësve në të gjithë vendin.