Rusi, protesta të reja në rrugët e Moskës për zgjedhje të lira dhe kundër mashtrimit elektoral

Rusi, protesta të reja në rrugët e Moskës për zgjedhje të lira dhe kundër mashtrimit elektoral

Aktivistë të opozitës ruse kanë organizuar në Moskë një seri protestash për të kërkuar zgjedhje të lira dhe heqjen e akuzave kundër protestuesve të arrestuar gjatë tubimeve të fundit.

Moska është tronditur nga protestat javore për më shumë se një muaj pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës të kandidonin për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në muajin shtator.

OVD-Info, një grup monitorimi tha se në protestë janë vënë në pranga më shumë se 100 vetë, ndërsa në të kanë marrë pjesë mijëra protestues.

Vetëm javët e fundit, policia ka arrestuar më shumë se 2,000 protestues dhe ka nisur ndaj tyre procedimin penal me akuzën e organizmimit të protestave të paligjshme.

Demonstratat e fundit të opozitës janë shndërruar në lëvizjen më të madhe protestuese në Rusi që nga vitet 2011-2013, kur protestuesit dolën në rrugë kundër mashtrimit elektoral.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja