Ndalimi i fjalës së lirë dhe censura është kthyer në normalitet në Rusi prej kohësh.
Së fundmi një artiste dhe muzikante është dënuar nga gjykata ruse pasi kishte zëvendësuar disa etiketa çmimesh të dyqaneve me etiketa ku ishin të shkruara mesazhe kundër luftës në Ukrainë.
Artistja Sasha Skochilenko është arrestuar prej më shumë se një viti, që nga prilli i vitit 2022, nën akuzën e përhapjes së informacionit të rremë për ushtrinë.
Etiketat përmbanin mesazhe të ndryshme të cilat fajësonin ushtrinë ruse për veprimet e saj.
“Ushtria ruse bombardoi një shkollë arti në Mariupol. Rreth 400 njerëz ishin strehuar aty për t’iu shpëtuar bombardimeve” shkruante në njëren nga etiketat.
Arrestimi i Skochilenko u bë rreth një muaj pasi autoritetet miratuan një ligj që lejon ndjekjen penale kundër çdo shprehjeje publike për luftën, që devijon nga linja zyrtare e Kremlinit.
Ligji është përdorur për të goditur politikanët e opozitës, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qytetarët e thjeshtë, që ishin kritikë ndaj Kremlinit, ku shumë prej tyre janë dënuar me burgime të gjata.
Skochilenko, 33 vjeçe, nuk e ka mohuar shprëndarjen e mesazheve, por hodhi poshtë akuzat për përhapjen e informacionit me vetëdije të rremë.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.1%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3856
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
Ne Rusi dihet qe "demokracia" eshte e manget.Por kur degjon qe pse nje sportist ka folur e perkraur palestinezet (popullsin civile) ndeshkohen me pezullime e deri ne baltosje.(Rasti i Benzema,Mazdraut e te tjere).
Përgjigju