MOSKË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ - Presidenti rus, Vladimir Putin është i gatshëm për të mbështëtur një armëpushim në Ukrainën Lindore, deklaroi ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini pas bisedimeve në Kremlin me zyrtarët më të lartë rusë. "Putini më shprehu gatishmërinë e tij maksimale për një armëpushim të menjëhershëm, dypalësh dhe të pakushtëzuar", deklaroi Mogherini. Në lindje të Ukrainës janë vrarë deri tani rreth 1 000 persona në përleshjet e armatosura mes Kievit dhe kryengritësve prorusë që nga muaji prill./ /k.ll/ a.jor.











