MOSKË, 11 korrik /ATSH-ANSA/ - Duke komentuar mbi mbikëqyrjen e gjerë të përdorimit të elektronikës, lideri i Kremlinit, Vladimir Putin deklaroi se ishte i gatshëm për të zhvilluar një sistem sigurimi të informacionit ndërkombëtar për të sfiduar spiunazhin kibernetik, të cilin e konsideroi "jo vetëm një hipokrizi të dukshme në marrëdhëniet midis aleatëve dhe partnerëve, por edhe një shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit si të ishte një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një pushtim i privatësisë". "Sot është me rëndësi të veçantë forcimi i përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për të garantuar sigurinë si dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet aplikimit të së drejtës ndërkombëtare dhe rolit të koordinatorit qendror të OKB-së", theksoi Putin në një intervistë për agjencitë ruse dhe amerikanojugore të lajmeve, pak para vizitave të tij për në Amerikën Latine, ku do të takojë sih-liderin kuban, Fidel Kastro dhe do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës në futboll, që do të zhvillohet në Brazil./ /l.q/ a.jor.