MOSKË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ - Në udhëtimin e tij për të ndjekur finalen e Kupës së Botës në futboll, në Brazil, si organizator i turneut të ardhshëm të globit, presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë nesër në Kubë, ku do të takohet me ish-liderin komunist Fidel Kastro, përfshirë presidentin aktual kubanez, vëllain e këtij të fundit, Raul, njoftoi këshilltari diplomatik i Kremlinit, Juri Ushakov. Është planifikuar një takim jozyrtar me Fidel Kastron, ku 87-vjecari nuk ka më asnjë post, por ende mban titullin si udhëheqësi i revolucionit kubanez dhe ndjek ngjarjet ndërkombëtare. Ndër takimet e planifikuara me liderët aktualë në Brazil, Ushakov është shprehur se mund të ketë edhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel./ /l.q/ a.jor.