MOSKË - Sipas informacioneve paraprake, pesë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit civil "Eurocopter" në fshatin Mihalcikovo në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Helikopteri ishte duke fluturuar nga Moska për Kstov, ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe ish-menaxheri i përgjithshëm i kompanisë ruse të gazit, Gazprom, Yevgeniy Sebarov.

Komisioni hetimor i Federatës Ruse ka filluar hetimin në lidhje me fatkeqësinë që ka ndodhur në zonën Nijegorod. Ende vazhdon aksioni i kërkimit dhe shpëtimit.