/ATSH-AFP/ - Të paktën pesë policë u vranë sot nga rebelët çeçenë, të cilët ishin fshehur në një shkollë dhe në një ndërtesë ku ndodheshin mediat lokale në Grozny, kryeqytet i Çeçenisë, në Kaukazin rus, njoftuan autoritetet ruse

"Ka të vdekur mes personelit", njoftoi Komiteti kombëtar i atiterrorizmit në një komunikatë yë publikuar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Komiteti nuk ka dhënë informacione për numrin e viktimave.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve "RIA Novosti", që citon burime policore, të paktën pesë policë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Ministria e Brendshme nuk ka dhënë asnjë deklaratë për momentin.