Rusia mirëpret festivalin për të rinj dhe studentë (WFYS XIX- World festival for youth and students). Në këtë festival merr pjesë edhe delegacioni shqiptar me 18 anëtarë. Këtë vit festivali zhvillohet në Parkun Olimpik të Sochi dhe marrin pjesë 30 mijë të rinj nga 180 vende të botës.

WFYS ka si qëllim bashkimin e të rinjve me kombësi, racë, ngjyrë apo aftësi ndryshe duke mundësuar shkëmbim kulturash dhe rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme falë workshopeve dhe seminareve që do të zhvillohen në cdo fushe.

Deri më tani janë trajtuar cështje të rëndësishme që prekin nevojat e njerëzve më të gjithë botën. Prioritet i është dhënë bashkëpunimit midis shteteve që të arrijnë në një unifikim për zgjidhjen e problemeve që paraqet bota duke filluar me vdekjet e njerëzve në botë nga viruset, ndotja e ambientit, ricilkimi mbetjeve, arritje ne shkence për prodhimin e energjisë nga energjia trupit të njeriut apo fokusimi në prodhimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore.

Në ditët në vijim të gjithë të ftuarit do të marrin pjesë në aktivitete ku do japin kontributin e tyre dhe do ndajnë eksperiencat nga vendet që vijnë duke paraqitur problemet dhe arritjet që ka në këtë vend. Delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Workshope për media (new media), riciklimin e mbetjeve, teknologjinë e re dhe luftën kundër kancerit te gjirit (muaji tetor).

[gallery]24276[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com