Rusi, zëdhënësi i Putinit mban
një orë me vlerë 620 mijë dollarë

Rusi, zëdhënësi i Putinit mban<br />një orë me vlerë 620 mijë dollarë
Opozita ruse ka denoncuar zëdhënësin e presidentit Vladimir Putin për mbajtjen e një ore të shtrenjtë, e cila ka një vlerë sa katër herë të ardhurat e tij vjetore.

Dmitry Peskov, 47 vjeç gjatë martesës me kërcimtaren Tatyana Navka, 40 vjeç, në ceremoninë luksozë mbante në dorë një orë me vlerë 620 mijë dollarë.

Opozitari, Alexei Navalny “kapi” orën e shtrenjtë zvicerane në fotot e bëra gjatë “martesës së vitit”.

Ora ka skelet floriri dhe është e linjës së limituar “Richard Mille 52-01”, ku vetëm 30 të tilla janë prodhuar.

ora e zedhensit putini

“Si mundet që sekretari i zyrës së shtypit të presidentit ka një orë që kushton katër herë më shumë se sa rroga e tij vjetore.

Vetë Peskov ka reaguar duke thënë se ora ishte një dhuratë për martesë nga bashkëshortja e tij dhe partnere prej 5 vitesh.

“Ora është e shtrenjtë por jo aq sa thonë”, tha zëdhënësi i Putinit duke shtuar se Tatyana e bleu orën me paratë e saj dhe se sa ka kushtuar “nuk është punë e askujt”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron