RUSIA 2018/ Botërori mëson sot mbretin e ri, Franca dhe Kroacia dueli për trofeun

RUSIA 2018/ Botërori mëson sot mbretin e ri, Franca dhe Kroacia dueli për trofeun

Foto ilustruese

Kupa e Botës Rusi 2018 dhuron sot emocionet e fundit me finale e madhe, ku Franca e Kroacia do të ndeshjen për trofeun më të rëndësishëm në botë. Franca një herë fituese e Kupës së Botës në 1998 dhe një herë të tjetër finaliste, në 2006, sfidohet nga Kroacia që e ka për herë të parë arritjen në finale, duke u bërë skuadra e 13-të në historinë e Botërore që arrin diçka të tillë.

Franca ishte një ndër emrat favoritë për këtë Botëror, që ka parë shumë prej pretendentëve të largohen shpejt dhe arritja në finale e “Gjelave” të drejtuar nga Deschamps nuk përbën asnjë surprizë. Përkundrazi, Kroacia është surpriza më e bukur e këtij Botërori. Ballkanasit me shumë vendosmëri dhe klas kanë arritur të bëjnë për vete admirues nga mbarë globi. Tani ata ndodhen aty ku nuk i kishte llogaritur askush dhe për 90 minuta, ose edhe për 120 siç kroatët tashmë e kanë bërë zakon, kanë shansin për të hyrë në legjendën e futbollit botëror, se në historinë e tij “banda” e Modriç, Mandzukic, Rakitic etj e drejtuar nga strategu Dalic, tashmë ka hyrë me meritë të plotë.

Kështu sot në orën 17.00 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Botërori Rusi 2018 do të ulë siparin me finale Francë-Kroaci. Yjet në fushë do të jenë me tepri nga të dyja skuadrat dhe në një ndeshje të tillë gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, Franca në letër duket favorite. Statistikat, historia madje edhe kompanitë e basteve kanë besim se skuadra e Didier Decshamps do të triumfojë, por kjo duket se nuk i demoralizon aspak kroatët. “Të argëtohemi, ta shijojmë, të luajmë për të shfrytëzuar një moment të tillë”, përsërit shpesht trajneri i Kroatëve Zlatko Dalic duke vazhduar “Po fituam askush nuk mund të jetë më krenar se ne. Po humbëm do ta bëjmë me dinjitet dhe në fund do të kompimentojmë Francën”.

Një skuadër e tillë që nuk ka se çfarë të humbasë është makthi i çdo trajneri kundërshtar dhe Deschamps e di mjaft mirë këtë. Aq më tepër që kroatët: “Kanë lojtarë më ekspert se ne. Kroatët kanë lojtarë që kanë fituar trofe me rëndësi si Champions League”, thekson trajneri francez.

Pavarësisht gjithçkaje në fund do të jetë fusha që do të japë verdiktin e saj dhe emrat që do të zbresin në të paralajmërojnë një përballje që do të ofrojë gjithçka. Pogba kundër Luca Modric, ylli që po fillon të shkëlqejë përballë pretendentit krysor për “Topin e Artë”, Griezzmann e Mbappe në një krah, Perisic e Mandzukic në anë tjetër, të gjithë gati për t’u ngjitur në majë.

Didier Deschamp e Zlatko Dalic, një karrierë krejtesisht e ndryshme. i pari kampion bote si lojtar e me tej trajner i disa skuadrave me emër, i dyti me shumë vuajtje i ka ngjitur shkallët nga Dinamo në Shqipëri tek ekipe në Arabi e Dubai derisa një ditë Davor Suker Brenda 7 orëve vendosi që t’I dorëzojë atij kombëtaren. Një Francë multietnike përballë ballkanasve, që pas shumë rekordeve të vendosura duan të shkruajnë edhe të tjerë, nga ata që mund të thuhen vetëm pas disa brezash.

Sa i përket formacioneve dhe mënyrës së lojës pak a shumë të dyja skuadrat priten të luajnë me të njëjtën mënyrë si tani. Franca e Deschamps pritet të jetë me të njëjtin formacion si me Belgjikën, ndërsa Daliç mund të bëjë ndonjë ndryshim vetëm në rast se dikush nga “heronjtë” e gjysmëfinales nuk ia del dot fizikisht.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot