'Rusia 2018'/ Karton të kuq nëse kafshon kundërshtarin

'Rusia 2018'/ Karton të kuq nëse kafshon kundërshtarin

Salah

Kombëtarja e Spanjës po studion VAR-in këto ditë, para se të nisë Botërori i Rusisë. Spanjollët po mësojnë jo vetëm si funksionon teknologjia, gjë e cila nuk është aplikuar ende në La Liga, por edhe si të evitojnë ndëshkimin.

Leksioni është i dedikuar ndaj Serxho Ramosit. Kapiteni duhet të ketë kujdes, sepse do të ballafaqohet me teknologjinë. Ai është një nga lojtarët më të ndëshkuar të historisë së futbollit spanjoll, kështu që duhet ta ketë të qartë një herë e mirë situatën.

Tashmë kamerat do të jenë të fokusuar tek ai, pas asaj që ndodhi me Salah në finalen e Championsit. Nuk ka bërryla, goditje pa top dhe provokime.

Ndërkohë, Mohamed Salah mund të jetë grumbulluar nga Egjipti për pjesëmarrjen në Rusi 2018, por nuk është e thënë që ai të përfundojë në fushën e lojës që në ndeshjen e parë të kësaj përfaqësueseje, atë ndaj Uruguajit.

Lojtari nuk ka nisur të përgatitet ende me ekipin dhe me shumë mundësi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në takimin e parë të përfaqësueses së tij që zhvillohet të premten. Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga fillimi i Kupës së Botës, FIFA ka menduar që të ndërhyjë në rregulloren e këtij kompeticioni, duke shtuar edhe një pikë të re, ndoshta disi të çuditshme.

Në rregullin e ri parashikohet që kush kafshon, do të ndëshkohet menjëherë me karton të kuq dhe do të jepet goditje dënimi në favor të kundërshtarit, gjë e cila për herë të parë ka një rregull të veçantë. Ky rregull, është vendosur në mënyrë që të evitohen raste si ai i Botërorit të kaluar, ku Suarezi kafshoi në shpatull mbrojtësin e Italisë, Xhorxhio Kielini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë