Agjencia Federale ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare njoftoi dje se ka vendosur të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, duke filluar nga data 8 dhjetor. “Shqipëria është përdorur si një ‘mbulesë’ për importet nga vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Bjellorusisë dhe një tranziti të rremë në Kazakistan”, deklaroi Dankvert. Sipas tij, vendimi u mor në bazë të rezultateve të një pune të përbashkët me palën shqiptare. Hetimi i përbashkët ka nxjerrë në pah se një firmë krijonte çertifikata fitosanitare shqiptare në një shtypshkronjë në Republikën Çeke.
Deri në fund të 2013-s, marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Rusinë ishin në nivel modest. Eksportet zunë vetëm 0.1% të totalit, ndërsa importet nga Rusia, në fund të vitit 2013, zunë 2% të totalit. Marrëdhëniet tregtare me Rusinë kanë qenë me deficit për ekonominë tonë, të paktën deri në fund të vitit 2013. Por duket se embargoja e këtij viti, si dënim për trazirat dhe aneksimin e territoreve në Ukrainë nga ana e Rusisë, është duke e sjellë tregtinë e Shqipërisë në binarë të tjerë. Rritja e eksporteve me ritmet e shtatorit, mund të sjellë më shumë të ardhura, por, nga ana tjetër, kjo mund të kthehet në kosto politike për vendin tonë ndaj partnerit kryesor tregtar, Bashkimit Europian.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO