Rusia akuzoi të premten ushtrinë ukrainase se po bombardonte termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, dhe akuzoi se qeveria e Volodymyr Zelensky-t po kryente akte të "terrorizmit bërthamor".

Më herët të premten, autoritetet në Kiev akuzuan ushtrinë ruse për goditjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili ndodhet në Ukrainën juglindore.

“Njësitë e armatosura ukrainase kryen tre sulme artilerie në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhias dhe në qytetin Energodar”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

“Ne po u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që të dënojnë veprimet kriminale të regjimit Zelensky, i cili po kryen akte të terrorizmit bërthamor”.

Trupat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në mars pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat ushtarake në vendin properëndimor më 24 shkurt.

Këtë javë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se situata në termocentralin bërthamor ishte "e paqëndrueshme".

"Çdo parim i sigurisë është shkelur në një mënyrë ose në tjetrën," tha shefi i IAEA, Rafael Grossi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Takim Edrogan - Putin sot në Rusi! Bien dakord për pagesat e pjesshme të gazit në rubla