Lufta në Ukrainë/ Takim Edrogan - Putin sot në Rusi! Bien dakord për pagesat e pjesshme të gazit në rubla

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me homologun e tij rus Vladimr Putin  ditën e sotme në Soçi, Rusi, pas ndërmjetësimit të një marrëveshjeje të dërgesës së grurit midis Moskës dhe Kievit dhe pasi një ndërhyrje e re ushtarake turke në Siri mbetet një mundësi.

Zëdhënësi i Kremlinit  Dimitry Peskov njoftoi se nuk do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp të presidentëve të Rusisë dhe Turqisë, pas takimit të tyre të planifikuar për ditën e sotme në Soçi.

“Nuk do të ketë konferencë shtypi nga pala turke për shkak të kufizimeve kohore. Takimi i tyre mund të zgjasë më shumë dhe ata do duhet të kthehen”, tha Peskov sipas Interfax, duke shtuar se pas samitit përfaqësuesit e Kremlinit dhe zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak do të flasin me gazetarët.

Tre anije të tjera me grurë të mbetur nga portet e Odessa dhe Chornomorsk janë nisur drejt Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Turqisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
VIDEO/ Pamjet dramatike, momenti kur 6 komandantë të Putinit hidhen në erë

 

Një video e cila po qarkullon në mediat e huaja tregon momentin kur gjashtë komandantë rusë u vranë në një pritë ukrainase, sipas një prej oficerëve të lartë të Kievit.

Pamjet dramatike, fiksojnë momentin se si një autokolonë me dy automjete që thuhet se po transportonte komandantët rusë nga një takim, u godit nga një raketë antitank.

Pamjet, që mendohet se janë kapur në vijën e frontit të Donbasit pranë Avdiivkas, tregojnë se si automjeti i parë u hodh në erë përpara se i dyti të përmbysej.

Videoja u postua në internet të premten nga Anatonly Shtefan, i cili është një kolonel në Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ora 22:14
Rusia dëbon 14 diplomatë dhe staf të ambasadës bullgare në vend

Rusia do të dëbojë katër diplomatë bullgarë dhe 10 anëtarë të stafit të shërbimeve diplomatike bullgare në Moskë, Shën Petersburg dhe Ekaterinburg, dhe Qendrën Bullgare të Industrisë në Moskë, deklaroi të premten Ministria e Jashtme bullgare.

Ata janë shpallur persona non grata dhe u është dhënë afat 120 orë për t’u larguar.

Dëbimi i 70 diplomatëve dhe personelit rusë për veprime që dëmtonin interesat bullgare dhe nuk ishin në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike u bë i ditur nga kryeministri i atëhershëm, Kiril Petkov, më 28 qershor, duke i përkeqësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadorja ruse, Eleonora Mitrofanova fajësoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për këtë veprim, dhe tha se ambasada nuk do të ishte në gjendje të funksiononte dhe mund të mbyllej. Ajo tha gjithashtu se vendi i saj po konsideronte ndërprerjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Rusia beson se dëbimi i diplomatëve rusë nga Bullgaria shkakton dëme të konsiderueshme në marrëdhëniet midis vendeve dhe është një shenjë e “degradimit të mëtejshëm të Perëndimit”, i cili “është i gatshëm të sakrifikojë interesat e partnerëve, vetëm për ta dëmtuar Rusinë”, thotë ministria.

Ora 21:52
Rusia akuzon Ukrainën për sulmin ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhias

Rusia akuzoi të premten ushtrinë ukrainase se po bombardonte termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, dhe akuzoi se qeveria e Volodymyr Zelensky-t po kryente akte të "terrorizmit bërthamor".

Më herët të premten, autoritetet në Kiev akuzuan ushtrinë ruse për goditjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili ndodhet në Ukrainën juglindore.

“Njësitë e armatosura ukrainase kryen tre sulme artilerie në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhias dhe në qytetin Energodar”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

“Ne po u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që të dënojnë veprimet kriminale të regjimit Zelensky, i cili po kryen akte të terrorizmit bërthamor”.

Trupat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në mars pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat ushtarake në vendin properëndimor më 24 shkurt.

Këtë javë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se situata në termocentralin bërthamor ishte "e paqëndrueshme".

"Çdo parim i sigurisë është shkelur në një mënyrë ose në tjetrën," tha shefi i IAEA, Rafael Grossi.

Ora 21:12
Takimi i Rusisë me Turqinë, Putin dhe Erdogan bien dakord për pagesat e pjesshme të gazit në rubla

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord të kalojnë një pjesë të pagesave për gazin rus në monedhën rubla, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëvendëskryeministrin rus Alexander Novak. Gjatë një takimi katër-orësh në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu për të rritur bashkëpunimin në industrinë e transportit, bujqësisë dhe ndërtimit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ata theksuan gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve të drithit të Stambollit, duke përfshirë eksportet e papenguara të grurit rus. Ukraina akuzon Rusinë për sulme pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia Ukraina ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e sulmeve pranë një reaktori bërthamor në termocentralin Zaporizhzhia në jug të vendit, i cili ka qenë i pushtuar që në ditët e para të pushtimit.

"Tre goditje u regjistruan në vendin e centralit, pranë njërit prej blloqeve të energjisë ku ndodhet reaktori bërthamor," tha në një deklaratë Energoatom, operatori shtetëror i Ukrainës i termocentraleve bërthamore të vendit.

“Ekziston rreziku i rrjedhjes së hidrogjenit dhe spërkatjes radioaktive. Rreziku nga zjarri është i lartë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se fillimisht nuk ka pasur viktima.

Administrata e instaluar nga Rusia e qytetit aty pranë të pushtuar të Enerhodar fajësoi Kievin, duke thënë se zjarri i artilerisë ukrainase kishte prerë linjat në uzinë.

Ora 21:09
Ukraina do të konfiskojë 903 prona ruse që ndodhen në territorin e saj

Qeveria ukrainase miratoi dekretin e presidentit Volodymir Zelensky për të konfiskuar 903 prona të shtetasve rusë të cilat ndodheshin në territorin ukrainas, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmygal.

Shmygal tha se pasuria që planifikohet të sekuestrohet është e ndarë në tri kategori.

Kategoria e parë përfshin prona që i përkasin shtetit rus. Kategoria e dytë përfshin asetet në pronësi të qytetarëve dhe kompanive të sanksionuara nga Rusia, ndërsa kategoria e tretë përfshin asetet e bankave ruse.

“Sot, Qeveria ka miratuar Dekretin Presidencial që propozon konfiskimin e 903 objekteve që i përkasin shtetit rus: 79 janë të drejta kooperative, 824 prona”, theksoi Denys Shmyhal.

Shmygal theksoi se pasuritë e konfiskuara do të konvertohen në para, të cilat do t’i vijnë në ndihmë ushtrisë për t’i bërë ballë agresionit rus.

Sipas kreut të Qeverisë, ky është hapi i pari në strategjinë shtetërore. Tjetri duhet të jetë konfiskimi i aseteve ruse në Perëndim për të siguruar rindërtimin e Ukrainës, tha ai.

“Edhe Qeveria dhe Zyra e Presidentit janë duke punuar për këtë me ekipet e avokatëve më të mirë dhe ekipet e ekspertëve ndërkombëtarë, partnerët dhe aleatët tanë”, u shpreh kryeministri ukrainas.

Ora 16:33
Rusia po përdor termocentralin bërthamor në Ukrainë në favor të saj, sulmon me raketa por nuk sulmohet dot mbrapsht

Rusia po përdor në favor të saj termocentralin më të madh bërthamor në Europë, që ndodhet në Ukrainë, me synim që forcat ruse që ndodhen atje të nisin sulme me raketa ndaj civilëve.

Rusia ka tashmë nën kontrollin e saj uzinën Zaporizhzhia dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga Ukraina.

Zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat “terroriste” të Rusisë në atë zonë.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia shtrihet në juglindje të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro.

Aktualisht operohet ende nga punonjës ukrainas, nën mbikëqyrjen ruse.

Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetje radioaktive.

Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po e përdor zonën për të nisur sulmet - duke përfituar nga "statusi i mbrojtur" i termocentralit bërthamor për të zvogëluar rrezikun e sulmeve gjatë natës nga forcat ukrainase.

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, paralajmëroi këtë javë se ky termocentral ishte "plotësisht jashtë kontrollit".

Çdo aksident në termocentral mund të sjellë pasoja katastrofike.

Ora 13:01
Lavrov: Rusia, e gatshme të bisedojë me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska është e gatshme të diskutojë për shkëmbimin e të burgosurve me Uashingtonin përmes një kanali ekzistues diplomatik.

Kjo deklaratë e Lavrovit u bë një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burgim basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge.

"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për këtë temë, por brenda kornizës së kanalit për të cilin u ra dakord nga presidentët [Vladimir] Putin dhe [Joe] Biden", tha Lavrov në një konferencë për media në margjinat takimit në Samitin e Azisë Lindore.

Ora 11:41
Ankaraja konfirmon nisjen e tre anijeve të tjera me grurë nga portet e Ukrainës

Tre anije të tjera me grurë të mbetur nga portet e Odessa dhe Chornomorsk janë nisur drejt Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Turqisë, pasi kanë kaluar nëpër Stamboll për inspektimin e qendrës së koordinimit, konfirmojnë burime nga Ministria e Mbrojtjes turke, raporton Corriere Della Sera.

Anijet të cilat janë të ngarkuara me grurë janë konkretisht: Navistar, Rojen dhe Polarnet, lëvizjet e të cilave janë duke u monitoruar vazhdimisht. Navistar, duke mbajtur flamurin panamez, i cili transporton 33,000 ton grurë është nisur për në Irlandë. Rojen, me flamurin maltez, i cili transporton 13 mijë ton drithëra, është nisur drejt Britanisë së Madhe. Anija turke Polarnet, e cila transporton 12 mijë tonë drithëra, është nisur për në Karasu në Turqi. Një tjetër anije bosh, Fulmar S, me flamurin e ishujve Barbados, është inspektuar në Stamboll dhe është nisur për në portin e Chornomorsk në Ukrainë, ku do të ngarkohet me drithë për eksport.

Ora 09:54
Ushtria e Kievit vret kolonelen që dezertoi në anën pro-ruse! ‘Mburrej se i pëlqente të vriste ukrainasit’

Nënkolonelja 52-vjeçare Olga 'Kursa' Kachura, një ukrainase që dezertoi në anën pro-ruse, u vra në një sulm nga ushtria ukrainase, teksa një raketë goditi makinën e saj në qytetin Horlivka, në rajonin e Donteskut. Ajo është një nga një nga oficeret më të fundit rusë të rangut të lartë që është vrarë në Ukrainë. 52-vjeçarja dezertoi në anën pro-ruse në vitin 2014 dhe 'u mburr se po shijonte vrasjen e ukrainasve'. Kachura, e cila është oficerja e parë femër e Rusisë që vdiq në luftën në Ukrainë, ishte një kolonele e  divizionit të artilerisë me raketa që granatonte civilët në republikën Popullore të Donetsk.

Kachura, një ukrainase që punonte në departamentin e policisë Horlivka, thuhet se dezertoi në anën pro-ruse në vitin 2014 pasi Putin nxiti një kryengritje rebele në Donbas. Ajo shpesh maskohej si një anëtare e forcave të rregullta ukrainase për të kryer krime lufte në mënyrë që t'i diskreditonte ato, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.

"Kachura ishte fajtor për bombardimet e qyteteve të Donbasit dhe vdekjen e civilëve," tha gazetari ukrainas Denis Kazanskyi.

Në Ukrainë, ajo u dënua me 12 vjet burg në mungesë.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë