Rusia bisedime me SHBA-në dhe BE-në për konfliktin në Nagorno-Karabakh

Rusia bisedime me SHBA-në dhe BE-në për konfliktin në Nagorno-Karabakh

1695928955_nagornokarabakh.jpg

Rusia zhvilloi bisedime me SHBA-në dhe BE-në për situatën në Nagorno-Karabakh për shkak të operacionit ushtarak nga Azerbajxhani muajin e kaluar, tha Ministria e Jashtme ruse.

“SHBA dhe BE na u afruan dhe na kërkuan të zhvillonim një takim”, u tha gazetarëve zëdhënësja ruse Maria Zakharova.

Ajo gjithashtu tha se palët shkëmbyen mendime për situatën, raporton NewsSky.

“Nuk kishte asgjë sekrete në këtë takim; ishte një dialog i zakonshëm. Do të shohim se si Perëndimi do t’i paraqesë të gjitha këto tani”, tha Zakharova.

Muajin e kaluar, mijëra armenë etnikë u larguan nga territori i Nagorno-Karabakut në Armeni pasi Azerbajxhani rifitoi kontrollin e rajonit.

Nagorno-Karabakh është një enklavë armene në Azerbajxhan dhe ka qenë një epiqendër lufte që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

SHBA dhe BE kanë shprehur “shqetësime të thella” për armenët në Nagorno-Karabakh, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që ka qenë nën kontrollin armen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky fton Papa Françeskun në Ukrainë: Do të isha i lumtur nëse ai do të vinte


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

NBA/ New York Knicks dhe Indiana Pacers kalojnë më tej, eliminohen 76ers dhe Bucks

NBA/ New York Knicks dhe Indiana Pacers kalojnë më tej, eliminohen 76ers dhe Bucks