Rusia bombardime në të gjithë Ukrainën, Shqipëria: Akt i qartë terrorist! Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit

Rusia bombardime në të gjithë Ukrainën, Shqipëria: Akt i qartë terrorist! Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit

Ministria e Jashtme

TIRANË- Pas bombardimeve që Rusia po i bën Ukrainës si shenjë hakmarrjeje për urën e goditur në Krime, Shqipëria e ka cilësuar si një akt të pastër terrorist e që tregon hapur fytyrën e vërtetë të Vladimir Putin. Në reagimin zyrtar, Shqipëria thekson se qëndron krah Ukrainës përballë këtij agresioni të paligjshëm, duke theksuar se janë të bindur që Rusia nuk do ia arrijë që qëllimit.

"Sulmet e Rusisë kundër civilëve në  disa qytete të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin, janë një akt i qartë terrorist. Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë. Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës ndaj këtij agresioni të paligjshëm", thuhet në reagim. 

Ditën e sotme Moska ka lëshuar 83 raketa në të gjithë Ukrainën, ku deri më tani janë raportuar për  11 persona të vrarë dhe 64 të plagosur. Në një lidhje direkte, Putin pranoi që sulmet vijnë si hakmarrje nga shpërthimet në urën e Krimesë ndërsa paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj çdo provokimi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 11/10/2022 01:26

    Keta kane pare filmin Balle per balle me nendetesen 105 dhe akoma jetojne me ate kohe. Kane qejf te hedhe edhe ne Tirane ndonje karamele si ne Kiev.

    Përgjigju
  • curri: 10/10/2022 19:08

    mbyllni more gojen,,,,mjaft e shate rusine,,,,po beheni me katolik se papa...

    Përgjigju
  • Ben: 10/10/2022 18:53

    Lufte pra.Sigurisht qe Rusia e ka fajin qe filloi kjo lufte,por tani bjeri ti bime.

    Përgjigju
  • Alb: 10/10/2022 18:26

    Po ckan keta qe dalin kaq hap jan ber me keq se partia dulles kundra imperialisteve rri te ham kete corben ton cna duhen luftrat me rus e amerikan.400nmij veta te larguar per 10 vjet kan ngel pleqt ne shqiperi qe duan te bejn luft vk.

    Përgjigju
  • Alb: 10/10/2022 17:52

    Shqipnija ska fetyre me kritiku ken e harrute 97. Dhe sote jena te funite per zdo gja.

    Përgjigju
  • Justice: 10/10/2022 17:00

    lol. Mir apo keq ai mendon per vendin e tij! Po ti mendon per Shqiperin? Jo ti vetem mendon si ta vjedhesh Shqiperin dhe Shqiptaret me ndihmen e ish or eshte dashnorit Olsi mafia Rahhma

    Përgjigju
    • Lili: 10/10/2022 17:05

      Lighi i kujt? Ligjet e ED,Berisha,Monika,Basha, Veliaj. Lol lol.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës