Kështu, ambasada e Rusisë në Shqipëri bëri me dije përmes një njoftimi për të gjitha mediat se do të dekorojë 24 veteranë shqiptarë të LANÇ-it me medaljen ”70-vjetori i Fitores”. Dhe në listën e të dekoruarve nga ana e presidentit rus Putin në Tiranë janë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu si dhe njëri nga ish-udhëheqësit e lartë komunistë Rita Marko. Mes emrave është dhe ai i djalit të Shefqet Peçit.
Ceremonia Pritet të zhvillohet në ambientin e Ambasadës ruse më datën 4 maj, në orën 13:30, ndërkohë që nuk saktësohet nëse emrat që do të dekorohen do të jenë prezentë në këtë ceremoni.
Ndërkohë që Shqipëria i ka thënë JO ftesës së presidentit Rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën e 9 majit, në Moskë me rastin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa forcat ushtarake shqiptare nuk do ti bashkohen paradës së ‘9 Majit’, duke ndjekur kështu të njëjtën linjë me partnerët e saj strategjik, Gjermaninë e Britaninë e Madhe që më herët i kanë thënë Jo pjesëmarrjes.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars, raportojnë mediat ndërkombëtare. Por, edhe kryeministri britanik David Cameron i ka thënë “Jo” ftesës së Putinit për festimet. Arsyeja “në protestë për ndërhyrjen e Putinit në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë”. Rusia ka ftuar forcat e armatosura nga 16 vende mike, anëtarë të koalicionit anti-Hitler, duke përfshirë edhe Serbinë. Kjo e fundit e ka pranuar ftesën e Putinit duke ju bashkuar edhe 9 vendeve të tjera që kanë pranuar, ndërsa 3 vende nuk e kanë pranuar pjesëmarrjen.
Shkaku i mospjesëmarrjes së këtyre shteteve është kriza në Ukrainë, ndërsa mediat Serbe nga ana tjetër ngrenë pyetjen se si do ta shohë BE pjesëmarrjen e Serbisë në këtë paradë.
Në njoftimin e ambasadës ruse thuhet se personat të cilët do të dekorohen, janë:
Rustem PEÇI
Odhise PORODINI
Sul DOMI
Gjike KURTIQI
Ziqiri MERO
Faik ALIAJ
Servet AGALLIU
Orhan FRASHËRI
Gjemal KACANI
Spiro JANI
Llutfie MERO
Gjon BANUSHI
Manushaqa MIKO
Lefkoshe PAPAJANI
Alfred MOISIU
Rita MARKO
Ballëm META
Kadri DINGU
Asllan GROPASI
Pali CARAPULI
Pëllumb EKMEKÇIU
Nevrus OSMANI
Daljan BUGJELI
Nuredin DUSHANI
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
