MOSKË - Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, bëri thirrje për një bashkëpunim të fortë me Rusinë gjatë një takimi në Soçi me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.
Putin tha se "Egjipti tashmë ka rritur në 30 për qind eksportet e produkteve bujqësore në Rusi dhe në një të ardhme të afërt do ta rritë edhe me një tjetër 30 përqindsh, bëri me dije angjencia tjetër ruse e lajmeve Interfax.
Pak ditë më parë Moska ndaloi për një vit importet e produkteve produkteve bujqësore dhe ushqimore nga BE-ja, SHBA-ja, Kanadaja, Australia dhe Norvegjia. Egjipti dhe Rusia gjithashtu synojnë për të punuar më nga afër në fushën e mbrojtjes dhe atë energjetike.
"Me Abdel Fattah al Sissin kemi rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin ushtarak", tha presidenti Vladimir Putin, pas takimit të parë me presidentin Abdel Fattah Sisi, raportoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA./ATSH/
/Shqiptarja.com