/ATSH-AFP/ - Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të riforcojnë bashkëpunimin në luftën antiterroriste në Lindjen e Mesme ku lufton grupi xhihadist i Shtetit Islamik, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov.
"Veprimet e të ashtuquajturit Shtetit Islamik janë një sfidë reale për stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut", nënvizoi Lavrov në një konferencë shtypi në përfundim të një takimi me homologun e Emirateve Cheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Për t'i bërë ballë këtij kërcënimi, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të riforcojnë bashkëpunimin në fushën antiterroriste nën formatin dypalësh ashtu si në skenën ndërkombëtare", theksoi ai.