Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur

Një i burgosur lufte ukrainas, i liruar si pjesë e këmbimit të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë

Rusia dhe Ukraina njoftuan të hënën se këmbyen disa qindra të burgosur. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes një komunikate se të dy vendet liruan nga 150 të burgosur të luftës secili.

Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina arriti të kthejë në shtëpi 189 të burgosur lufte në këtë këmbim të fundit të burgosurish me Rusinë.

Sipas autoriteteve ruse, të burgosurit rusë janë liruar në territorin e Bjellorusisë, prej nga do të transferohen në Rusi.

Në kanalin Telegram, Presidenti Zelensky publikoi fotografi të burgosurve ukrainas, disa prej tyre duke buzëqeshur teksa shpalosnin flamurin ukrainas apo duke e puthur atë.

Rusia dhe Ukraina njoftuan se Emiratet e Bashkuara ndërmjetësuan mes dy palëve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, nënë e bir transportohen në spital

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, nënë e bir transportohen në spital