Në një kohë kur numri i të infektuarve nga Covid-19 ka arritur në 20 milionë, Rusia jep lajmin e mirë për gjetjen e vaksinës kundër virusit. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga presidenti i vendit Vladimir Putin. Vaksina, e zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya dhe është regjistruar zyrtarisht në Ministrinë e Shëndetësisë Ruse. Në fjalën e tij presidenti Rus deklaroi se të gjithë provat e vaksinës deri tani kishin rezultuar pozitive. Vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura COVID-19 të cilat nuk mund të shumohen janë të sigurta, tha AlexanderGintzburg, drejtuesi i qendrës kërkimore. Megjithatë ata u shprehën se injektimi i kësaj substance mund të shkaktojë temperaturë të lartë tek disa persona.
Që nga shfaqja në Ëuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 188 vende dhe territore. SHBA kryeson me 5.09 milion të infektuarish, pasuar nga Brazili me mbi 3 milion raste dhe India me 2.27 milion, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "JohnsHopkins" i SH.B.A.-së. Rusia në anën tjetër ka pasur rreth 891,000 raste deri më tani.
Ishallah o putino ,,,se po vdesin njerezit kot se koti.....
Përgjigju