Rusia gjobit 'Google' me shifrën marramendëse, më e lartë se GDP-ja e të gjithë botës, 110 trilionë dollarë

Rusia gjobit 'Google' me shifrën marramendëse, më e lartë se GDP-ja e të gjithë botës, 110 trilionë dollarë

Google

Një gjykatë ruse ka gjobitur kompaninë gjigande Google me një shumë marramendëse që ka vlerën më të madhe sesa i gjithë prodhimi bruto i gjithë botës.

Raportohet se gjoba është vendosur për shkak të kufizimeve të vëna ndaj kanaleve të pro-ruse në YouTube.

Mediat ruse shkruajnë se gjatë kësaj jave 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e këtij vendi, të cilat vunë gjoba komplekse që kapin një shumë të pakuptueshme me 34 zero.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh, raporton CCN.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha para gazetarëve se ai "as që mund ta shqiptojë saktë këtë shifër", ndërsa nënvizoi se gjoba ishte "e mbushur me simbolikë".

"Google nuk duhet të kufizojë aktivitetet e transmetuesve tanë, dhe Google po e bën këtë," shtoi ai.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass tha se gjykata ruse e kishte urdhëruar më parë firmën Google që t’i zhbllokonte kanalet në YouTube ose do të përballej me shtimin e gjobave. Gjoba ka arritur shifra marramendëse sepse dyfishohet për secilën ditë që nuk paguhet.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Google kufizoi shërbimet në Rusi, por nuk u tërhoq krejtësisht, në kontrast me disa kompani të tjera teknologjike amerikane. Shumë nga shërbimet e tij, duke përfshirë Search dhe YouTube, vazhdojnë të jenë të disponueshme në vend.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/11/2024 02:38

    Po perpiqen te rifitojne humbjet nga bllokada e lufta.Mbani frymen se duke ju paguar eshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik