Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi masiv rus me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit gjatë natës. Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet në disa zona të kryeqytetit ukrainas, ku shumë ndërtesa janë dëmtuar rëndë.

Moska qëlloi mbi 600 dronë dhe 90 raketa drejt Ukrainës gjatë natës. Sulmi goditi disa zona të Kievit, duke shkaktuar zjarre, shembje dhe dëme të konsiderueshme në pallate banimi, shkolla, qendra tregtare, pika karburanti dhe automjete të parkuara.

Kryebashkiaku i Kievit zbuloi zonat e prekura nga sulmet ndersa tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan shpërthime dhe vatra të shumta zjarri. Në distriktin Dnipro, mbetje raketash ranë mbi çatinë e një pallati banimi.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, paralajmëroi se kryeqyteti ukrainas ndodhet nën një “sulm masiv balistik” dhe se nisje të tjera raketash mund të ndodhin në çdo moment.

Pak orë para sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se inteligjenca ukrainase, europiane dhe amerikane kishte identifikuar shenja se Rusia po përgatitej për një ofensivë të re të kombinuar ndaj Ukrainës, përfshirë Kievin. Zelensky paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e përdorimit të raketës hipersonike “Oreshnik”, e cila sipas autoriteteve ukrainase udhëton me mbi 10 herë shpejtësinë e zërit dhe konsiderohet shumë e vështirë për t’u interceptuar nga sistemet aktuale të mbrojtjes ajrore.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?