Rusia heq bllokadën ndaj Shqipërisë
Rinisin eksportet e fruta-perimeve

Rusia heq bllokadën ndaj Shqipërisë<br />Rinisin eksportet e fruta-perimeve
Eksportet e mishit dhe produkteve bujqësore mund të rinisni midis Shqipërisë dhe Rusisë. Kjo do të ndodhë pas bisedimeve të nivelit të lartë mes zëvendës shefit të Rosselkhoznadzor, Alexei Saurin dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë shqiptare të Bujqësisë, Vojo Brega.

“The fish site” shkruan se bisedimet që u thirrën nga pala shqiptare ishin projektuar për të zgjidhur shqetësimet mbi furnizimet e produkteve nga Shqipëria, që i ndaluan për shkak të falsifikimit masiv të certifikatave.

Sipas kësaj agjencie pala shqiptare ka vënë masa për të siguruar vërtetësinë e produkteve dhe certifikatat, një ekip i dedikuar për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.
Lëvizja për të rinisur eksportet e prodhimeve bujqësore fillimisht do të fillojë me prodhimet vendase dhe të certifikuara, por Shqipëria është duke u përgatitur për eksportin e mishit dhe të produkteve të qumështit.

Ministri shqiptar ka ftuar një delegacion nga Rosselkhoznador në Shqipëri për të kontrolluar masat në vend. Alexei Saurin u shpreh se është e domosdoshme për të rritur masat e kontrollit mbi importin dhe eksportin e produkteve shqiptare, që pas ndalimit të disa produkteve nga BE, pasi kjo e fundit ndaloi produktet ruse për shkak të qëndrimit të Ukrainës dhe Krimesë.




Redaksia Online
(f.g/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris