Rusia humb 76 avionë civilë, shkak sanksionet perëndimore

Rusia humb 76 avionë civilë, shkak sanksionet perëndimore

Avionë luftarakë rus

Ministri rus i Transportit, Vitaly Savelyev tha të shtunën (25 Nëntor) se Rusia ka humbur 76 avionë civilë në vitin 2022 për shkak të sanksioneve perëndimore.

"Ne u befasuam nga vendimi për të marrë avionët. Ne humbëm gjithsej 76 avionë pasagjerësh", tha Savelyev në hapjen e ekspozitës "Rusia në lëvizje" në Moskë.

Sanksionet ndaj industrisë ruse të aviacionit u vendosën pas fillimit të "operacionit special ushtarak" të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, raporton media turke Anadolu.

Konkretisht, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar dërgimin e avionëve dhe komponentëve në Federatën Ruse, si dhe u kërkojnë kompanive të kthejnë avionët tashmë të marrë me qira, të cilat sipas Bloomberg përbënin deri në 40 për qind të flotës ruse.

Si rezultat, avionët e linjave ajrore ruse u ndaluan në një numër vendesh të botës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja