BEOGRAD- Rusia, një ndër fuqitë më të mëdha të botës, mike e Serbisë i druhet bashkimit të trojeve shqiptare në ballkan në një Shqipëri të madhe.
Shqetësimi i Rusisë është bërë publik nëpërmjet të dërguarit të saj diplomatik në Beograd Aleksandër Konuzi (ne foto). “Është një projekt shumë i rrezikshëm për të gjithë rajonin e Europës juglindore dhe mund të përbënte një precedent”- ka thënë diplomati rus duke shtuar se “Rusia do ta kundërshtonte me forcë çdo përpjekje për një Shqipëri të Madhe.”
Deklarata e ambasadorit rus Konuzi u bë të enjten në mbrëmje në Beograd në një panel për diskutimin e marrëdhënieve Rusi-Serbi e cila u mbajt në Beograd, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Për Beogradin ekziston ideja e Shqipërisë së Madhe dhe miratimi I një abetareje të përbashkët Shqipëri- Kosovë është mesazh I qartë që projekti I Shqipërisë së Madhe nuk është shuar.
Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Oliver Ivanovic deklaroi në mes të marsit se “Kjo ide, e cila, është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, pat thënë Ivanoviç për mediat serbe.
Si qeveria shqiptare ashtu dhe ajo kosovare janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan duke deklaruar se bashkimi mund të bëhet në BE.
Për kryeministrin Berisha një ndryshim kufijsh do të thoshte humbje më të mëdha të territorit shqiptar. Ndërkohë që AK ka si strategji të saj bashkimin me Kosovën
/Shqiptarja.com