MOSKË - Rusia i ka premtuar Ukrainës kredi në vlerë prej 15 miliardë dollarë dhe ulje të çmimit të gazit natyror, teksa në Kiev vazhdojnë protestat pro BE-së.

Kjo u bë e ditur pas takimit ndërmjet presidentëve rus e ukrainas, Vladimir Putin e Viktor Janukoviç në Kremlin, Moskë.

Presidenti Putin tha se çmimi i njësive të gazit, me të cilat furnizohet Ukraina, do të ulet me një të tretën e çmimit aktual, ose me 268.5$ për 1000 metra kub gaz.

Sipas tij, kjo masë është e përkohshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të këmbejë bonot që ka në fondin e emergjencave në vlerë prej 15 miliardë dollarë, si garanci shtesë për sigurinë financiare ukrainase.

Ukraina ka nevojë për të paktën 10 miliardë dollarë për të ruajtur ekonominë e saj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)