​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

Gazprom

Gazprom njoftoi sot se do të pezullojë eksportet e gazit në Moldavi nga 1 janari 2025 për shkak të borxhit të papaguar.

Vendimi i Gazprom vjen pak ditë para pezullimit të plotë të eksportit të gazit rus përmes Ukrainës në Evropë, ku ai rrjedh në Sllovaki, Austri, Hungari dhe Itali, pasi marrëveshja ekzistuese e transitit me Ukrainën skadon më 31 dhjetor. Moldavia do të jetë më e prekura nga ky pezullim.

Kryeministri Dorin Recean dënoi vendimin e Rusisë, duke thënë se banorët do të mbeten pa energji elektrike dhe ngrohje. Ai akuzoi Rusinë për përdorimin e energjisë si armë dhe njoftoi se Moldavia do të konsideronte mjete juridike, duke përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar.

Rusia, e cila furnizon Moldavinë me rreth dy miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet Ukrainës, kërkon 709 milionë dollarë në emër të borxhit, por Kishinau zyrtar thotë se ka vetëm 8.6 milionë borxh.

Dy milionë e gjysmë moldavë po përgatiten për ndërprerje të gjata të energjisë që kur Ukraina paralajmëroi shkëputjen e kontratës së transitit të gazit me Gazprom.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët