Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me predha në kufi dhe vdekjen e një civili rus të dielën. Ndërkohë, njoftimet ruse dhe ukrainase thonë se forcat e Ukrainës sulmuan të dielën perimetrin e qytetit Luhansk të kontrolluar nga rebelët. Ofensiva e ndërmarrë me mjete të blinduara arriti t’i afrohet qytetit por nuk arriti ta rimarrë.
Media vendase njoftoi se i vrari quhet Andrey Shulyatyev. Nëna e tij, Feokista Chelikova, e cila u plagos nga i njëjti shpërthim, tha për median ruse se pati dy goditje me predha. Njëra predhë ra pas shtëpisë së saj.
Kremlini e kërcënoi Ukrainën me “pasoja të pakthyeshme” për vdekjen e banorit rus, për të cilin Moska thotë se erdhi si rezultat i një goditjeje të gabuar me predhë. Ukraina nuk pranon se ka përgjegjësi, duke thënë se kjo mund të ketë qënë vepër e provokatorëve që kërkojnë të nxisin reagimin e Rusisë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)