Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit me kërkesë të Rusisë do të mbajnë sot në New York takime konsultative urgjente për Kosovën për vrasjen e çiftit Jevtiç në Talinoc të Ferizajt, dhe për pretendimet e Moskës se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.
Mediat në Kosovë thanë që anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që e përkrahin pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë parë të nevojshëm një takim të tillë.
Për rastin e parë, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe thonë se duhet lënë organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre, kurse për rastin e dytë thonë se ajo nuk është më relevante, sepse vizita kishte ndodhur në prill të këtij viti.
Konsultimet e sotme i paraprijnë mbledhjes së rregull tre-mujore të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që pritet të mbahet në gusht.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com