Rusia kërcënon Armeninë, Lavrov: Perëndimi është përgjegjës për luftërat në botë

Rusia kërcënon Armeninë, Lavrov: Perëndimi është përgjegjës për luftërat në botë

Sergei Lavrov

Armenia që ka pasur tradicionalisht lidhje të ngushta me Rusinë, ka sinjalizuar shkëputje nga aleati i vjetër duke u hapur ndaj një bashkëpunimi më të madh me aleancën e NATO-s.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Moskës. Ndërsa Lavrov ka paralajmëruar se Armenia duhet të jetë e ndërgjegjshme mbi rrezikun e humbjes së sovranitetit në mbrojtje dhe siguri kombëtare, mes dialogut të thelluar me NATO-n.

Në një intervistë për median ruse, Tass, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov,  theksoi se gjatë këtij viti se Armenia kishte marrë pjesë në një sërë aktivitetesh me aleancën. Sipas tij, vijon të modernizojë forcat e armatosura në përputhje me standartet e NATO-s dhe zhvillon trajnime në shtete të ndryshme të bllokut.

“Ne jemi të shqetësuar lidhur me këtë. U kemi tërhequr vëmendjen homologëve tanë Armenë se qëllimi aktual i NATO është fuqizimi i pozicionit në rajon dhe krijimi i kushteve për manipulim me skemën, “përça dhe sundo”, tha Lavrov.

Lavrov vijon më tej duke akuzuar perëndimin se po mbjell kaos nëpër botë, duke kënaqur nevojat e veta në kurriz të të tjerëve. Fjalët e tij vijnë teksa vende si Rusia, Kina dhe India po flasin gjithnjë e më shumë mbi nevojën e një modeli që do të riformësonte politikën globale në mënyrë më të drejtë dhe të pranueshme.

“Bota mbetet në gjendje turbulente. Dhe një prej arsyeve për këtë është klasa sunduese në perëndim, e cila po provokon kriza mijëra kilometra larg kufjeve të vet në mënyrë që të arrijë qëllimet e veta në kurriz të shteteve të tjera”, tha Lavrov.

Në intervistën e tij, Lavrov fajësoi gjithashtu perëndimin për nxitjen e konfliktit Rusi-Ukrainë përmes zgjerimit të NATO-s dhe duke e shndërruar Ukrainën në një mburojë anti-ruse. Për ministrin e jashtëm rus, perëndimi ka përgjegjësi edhe për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë