Rusia kritikon BE-në për hetimin
e trafikimit të organeve në Kosovë

Rusia kritikon BE-në për hetimin <br />e trafikimit të organeve në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme Ruse, Sergei Lavrov tha se Bashkimi Evropian gradualisht po e mbyll hetimin për rastin e trafikimit të organeve në Kosovë.

Lavrov i referohet Task Forcës Speciale të Hetimit të BE-së SITF, që ka për detyrë të bëjë hetime të mëtejshme për trafikimin e organeve në Kosovë përmendur në një raport të vitit 2012 nga raportuesi i atëhershëm i të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Në këtë raport kishte dyshime se disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Hashim Thaci, kanë marrë dhe shitur organe të të burgosurve gjatë konfliktit me forcat serbe në vitin 1999.

Ndërkohë Zëdhënësi i SITF-së, Juri Las për agjencinë e lajmeve Tanjug tha se ka refuzuar deklaratën e Rusisë, duke thënë se “BE-ja nuk po i mbyll hetimet dhe sigurojmë se puna jonë po vazhdon.

Kosova dhe Shqipëria kanë mohuar akuzat, ndërsa Serbia këmbëngul se hetimi duhet udhëhequr nga një ekip i OKB-së, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën, që daton nga viti 1999.

Gjithashtu Lavrov tha se Rusia mbështet “kërkesën e Serbisë për t’i kaluar hetimin Kombeve të Bashkuara, dhe jo BE-së”.

Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit