Rusia kundër Kosovës në UNESCO
ankohet Lavrov: Mos politizoni

Rusia kundër Kosovës në UNESCO<br />ankohet Lavrov: Mos politizoni
Rusia deklarohet kundër anëtarësimit  të Kosovës në UNESCO. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kritikuar përpjekjet të cilat duan ta anëtarësojnë Kosovën në UNESCO.

Ai ka folur sot për gazetarët, përpara se t’i adresohej Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, në Paris. Sipas Lavrov nuk duhet politizuar UNESCO me Kosovën.

“Ёshtë e rëndësishme të shmangim politizimin e aktiviteteve të UNESCO-s që po shohim përmes përpjekjeve për të pranuar Kosovën në radhët e kësaj organizate”- ka thënë Lavrov.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtarë, pavarsisht kundërshtimeve të forta nga Serbia.

Vendimi nëse Kosova do të anëtarësohet do të merret më 9 nëntor, gjatë votimit final në Konferencën e Përgjithsme të UNESCO-s.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet Dhoma e Manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet Dhoma e Manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste