Pas sulmit ajror te nisur ne Siri, Rusia ka aktivizuar diplomatet e saj ne disa shtete te vendit per te zbardhur ate qe ajo e quan te verteten mbi sulmin. Ambasada e Rusisë në Tirane ne reagimin e saj ka mohuar faktin se gjatë operacionit të ndërmarrë nga Forcat Ushtarake Ajrore ruse në Siri kundër Shtetit Islamik janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe se avionët kanë goditur pozicionet e grupimeve

...
Rusia mbron me forcë operacionet që ka nisur në Siri duke bombarduar sipas saj objektivat e Shtetit Islamik, pavarësisht se në mediat ndërkombëtare shkruhet se avionët rusë kanë shënjestruar vetëm opozitën siriane. 

Madje sulmet ajrore të avionëve rusë po sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare kanë vrarë dhe civilë. E për të bindur opinionin publik se sulmet ruse nuk kanë vrarë civilë, Moska ka urdhëruar ambasadat e saj që të zbardhin atë që ka ndodhur sipas tyre në Siri. 

Kështu ambasada ruse në Tiranë në një deklaratë të gjatë thekson se Forcat Ajrore ruse kanë goditur me përpikmëri objektet e Shtetit Islamik dhe nuk kanë vrarë civilë. 

“Forcat Ajrore ruse filluan të godasin me përpikmëri objektet e Shtetit Islamik, pasi kishin kryer zbulime nga ajri dhe kishin vërtetuar të dhënat që ishin vënë në dispozicion nga shtabi i ushtrisë siriane. Në dy ditët e para të operacionit ushtarak avionët rusë kryen me shume se 28 fluturime dhe goditën 17 objekte të Shtetit Islamik”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse. 

Si rezultat i bombardimeve sipas njoftimit të ambasadës u shkatërruan depot e municioneve dhe qendrat komanduese të Shtetit Islamik. 

Shqipëria ishte një nga vendet e para që u rreshtua në mbështetje të koalicionit anti ISIS, po i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por tani që Rusia ka hyrë në lojë situata ka ndryshuar, pasi Moska kërkon me insistim që presidenti sirian Bashar al Assad të drejtojë vendin, e ndërsa SHBA e perëndimorët largimin e tij.
 
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)