Rusia lëshoi raketa pranë vendit ku Zelenksy takoi Mitsotakis, Komisioni Europian: Kanë frikë nga liderët e Perëndimit, por nuk na ndalin

Rusia lëshoi raketa pranë vendit ku Zelenksy takoi Mitsotakis, Komisioni Europian: Kanë frikë nga liderët e Perëndimit, por nuk na ndalin

1682511109_gvl.JPG

Gjatë konferencës së sotme, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, u pyet për sulmin me raketa të Rusisë në Odessa një ditë më parë.

Mamer u shpreh se ky akt i Rusisë tregon se i frikësohet liderëve të Perëndimit, duke e dënuar si akt, i cili i rrezikoi jetën kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ajo që është e qartë është se çfarëdo që duan të bëjnë rusët, ata po dështojnë. Është e qartë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës siç kemi bërë që nga fillimi i konfliktit. Veprime të tilla nuk na pengojnë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Raketat ruse rrezikuan Mitsotakis në Odesa, Rama dënon sulmin: Provokime të pamatura, rrezikuan jetën e mikut dhe aleatit të përkushtuar


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën

Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën