Rusia ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë nga Krimea. Prokuroria e Moskës njoftoi se urdhërarresti është lëshuar për akuzat se ka përhapur informata “të rrëme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Jamala, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, fitoi Festivalin Europian të Këngës në vitin 2016 me një baladë e cila përshkroi dëbimin brutal të tatarëve të Krimes nga Krimea për në Azinë Qendrore në 1944 nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.