Oleg Gumenyuk, një ish-kryetar i bashkisë së Vladivostok, u dënua vitin e kaluar me 12 vite burg për marrjen e ryshfeteve prej 38 milionë rubla (432,000 dollarë).
Ai shërbeu si kryetar bashkie nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke dhënë dorëheqjen mes një stuhie kritikash për të dhënat e tij nga zyrtarët lokalë dhe federalë, raporton Reuters.
"Sipas një urdhri të lëshuar për Gumenyuk, ai duhet të ktherhet në njësinë e tij ushtarake më 22 dhjetor", citoi Kommersant të ketë thënë avokati i Gumenyuk, Andrei Kitaev. Kitaev nuk mund të kontaktohej për koment të menjëhershëm.
Dhjetëra mijëra të burgosur rusë dolën vullnetarë për shërbim në Ukrainë, duke përfituar nga një ofertë faljeje për ata që i mbijetuan qëndrimit të tyre në front.
Në dhjetor, Kommersant raportoi se Alexander Tyutin, një biznesmen në Shën Petersburg, i cili kishte vuajtur një dënim me 23 vjet burg për urdhërimin e vrasjeve me pagesë deri në nënshkrimin e tij për Ukrainën, ishte riarrestuar për komplot të më shumë vrasjeve.
Rekrutimi i të burgosurve fillimisht u nis nga grupi mercenar Wagner, lideri i së cilës Yevgeny Prigozhin u vra në një aksident avioni në gusht 2023 pas një rebelimi të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë në qershor.
Ministria ruse e mbrojtjes e ka miratuar që atëherë taktikën, duke formuar njësitë e saj Storm-Z pjesërisht nga vullnetarë të dënuar të rekrutuar drejtpërdrejt nga burgjet.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.5%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14