Rusia ka reaguar sot në lidhje me planet e BE për të shtuar listën e sanksioneve, të cilat do të bëheshin publike sot.
Për këtë, Rusia ka kërcënuar se nëse do të miratohen sanksione të reja, Kremlini është i vendosur t’iu përgjigjet duke bllokuar fluturimet ndërkombëtare në hapësirën e saj ajrore. Lajmi u dha sot nga kryeministri rus, Dimitri Medvedev.
“Ne punojmë në bazë të një marrëdhënie miqësore me partnerët tanë, dhe kjo është arsyeja pse qielli i Rusisë është i hapur për të gjitha fluturimet. Por në qoftë se ne jemi të kufizuar, atëherë ne do të duhet të përgjigjemi”, ka thënë Medvedev për një të përditshme ruse.
Nga ana tjetër, BE ka thënë se masat e së hënës do të varen nga mënyra se si do të zhvillohet situata në terren.
Çështja vështirësohet më tepër pasi situata në Ukrainën lindore paraqitet ende e tensionuar. Qyteti i Dnipropetrovskut në lindje është bërë vetëm një pikë transferimi që lidh Donetskun me pjesën tjetër të botës.
Kontrolle të rrepta sigurie janë ende të përqendruara në rrugët e Donetskut, teksa njerëzit që duan të futen në qytet duhet të identifikohen nga pika kontrolli dhe ushtarë të armatosur. Të premten e javës që kaloi u nënshkrua një protokoll armëpushimi, si e vetmja dritë shprese për t’i dhënë fund gjakderdhjes që në 5 muaj kanë marrë jetën e 2600 personave në Ukrainën lindore. Por kjo marrëveshje u trondit pas sulmeve që nisën të dielën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com