/ATSH-AFP/ - Ushtria ruse ka ndërmarrë manovra në shkallë të gjerë duke vendosur bombarduese strategjike dhe sisteme mbrojtëse antiajrore, veçanërisht në Veriun e Largët rus, në një kohë ku aviacioni i NATO-s dhe disa vende por kryejnë manovra në Suedi.
Rreth 12 000 ushtarë dhe 250 avionë dhe helikopterp luftarak rus marrin pjesë në këto manovra ushtarake që kanë nisur dje dhe do të zgjasin për katër ditë, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në një komunikatë.
"Vladimir Putin ka marrë vendim për të verifikuar gadishmërinë në luftë të njësive ajrore dhe forcave antiajrore", theksoi Ministria e Mbrojtjesduke shtuar se monovrat zhvilloheshin në distriktin "Centre", një prej katër rajoneve ushtarake ruse që ndodhen në Veriun e Largët rus në detin Kaspik.
Paralelisht, në veri të Suedisë, gjashtë vende anëtare të NATO-s, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Holanda dhe Zvicra organizojnë që prej të hënës me Suedinë Finlandën dhe Zvicrën manovra të një shkalle të gjerë duke mobilizuar 115 avionë.
Këto manovra parashikojnë të stërvisin forcat ajrore suedeze dhe të Evropës për sfidat dhe misionet e ardhshme", deklaroi kolonel, Carl-Johan Edstroem, i ushtrisë ajrore sudeze, në një komunikatë të publikuar për fillimin e këtyre manovrave të quajtura "Arctic Challenge Exercice" (ACE).
NATO ka ndërprerë çdo bashkëpunim me Rusinë në prill të vitit 2014 në përgjigje të aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë.
/Shqiptarja.com