Rusia paralajmëron Serbinë:Pjesë
e dialogut për Kosovën, nëse...!

Rusia paralajmëron Serbinë:Pjesë<br />e dialogut për Kosovën, nëse...!<br>
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, sot në Beograd paralajmëroi mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në qoftë se SHBA-të përfshihen në dialog, edhe Rusia nuk do të mbetet pa reaguar. Në qoftë se kërkon Serbia edhe Rusia do të përfshihet në dialog", ka thënë Lavrov lidhur me procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit i cili po vazhdon me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Shefi i diplomacisë ruse qëndron në Beograd me rastin e 180 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Serbisë dhe Rusisë ku me këtë rast zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lavrov në konferencën e përbashkët për media pas takimit tha se çdo shtet duhet t’i zgjedhë partnerët e vet në drejtim të interesave kombëtare. Ai shtoi se kërkesa që një shtet të heqë dorë nga marrëdhëniet e mira me një shtet tjetër nuk është një veprim që i përshtatet Evropës.

Duke folur për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n, Lavrov tha se qëndrimi i paanshëm i Serbisë në aspektin ushtarak është një nga faktorët kryesor të stabilitetit në Ballkan.

Lavrov tha se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në kuadër të të drejtës ndërkombëtare. “E vlerësoj përpjekjen e treguar nga presidenti Vuçiç për zbutjen e ambientit pas atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit. Shpresoj se ata që kanë kryer atentatin do të gjenden dhe do të dënohen sa më parë dhe se institucionet e Serbisë dhe të Kosovës do të jenë në bashkëpunim për këtë”.

- “Serbia nuk do të zbatojë sanksione ndaj Rusisë”. Presidenti serb Vuçiç ritheksoi edhe një herë se Serbia, e cila vazhdon rrugën për anëtarësimit në BE, nuk do të zbatojë sanksione ndaj Rusisë dhe vlerësoi se kjo do të pritet me mirëkuptim edhe nga BE-ja.

Duke nënvizuar se përkundër presioneve të mundshme Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për këtë çështje, Vuçiç tha se “Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e saj ndaj Rusisë. Rusia asnjëherë nuk ka vepruar kundër interesave të Serbisë”. Vuçiç shprehu dëshirën se BE-ja do të kuptojë ndjeshmërinë e gjendjes aktuale mes Serbisë dhe Rusisë. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)