Rusia po ndërton bazë ushtarake në Serbi? Eksperti ushtarak: Favorizon Inteligjencën ruse

Rusia po ndërton bazë ushtarake në Serbi? Eksperti ushtarak: Favorizon Inteligjencën ruse

Foto ilustruese

Një bazë ushtarake ruse ka gjasa të ndërtohet në Serbi, sipas medias ruse Lenta.ru, e cila citon ekspertin ushtarak dhe historianin rus Boris Yulin. Yulin thotë se krijimi i një baze të tillë do të ndihmonte inteligjencën ruse. Kjo bazë presupozohet të merret me zbulime dhe me monitorimin e territorit, sipas ekspertit ushtarak.

"Nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të sjellë krijimi i një baze ushtarake në Serbi," tha Yulin

“Fakti është se bazat janë të vendosura pranë zonave të armiqësive të mundshme. Serbia territorialisht është e shkëputur plotësisht nga Rusia dhe rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO –s”, shtoi ai.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”, shkruan portali rus.

Harchento theksoi se ekziston një qendër e përbashkët humanitare Rusi-Serbi, e cila funksionon për reagimin ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare.

Ambasadori tha se Serbia është një vend mik dhe se Beogradi "kundërshton thelbësisht sanksionet anti-ruse".

Edhe pse Serbia ka si synim anëtarësimin në BE, dhe ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk i është bashkuar botës perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të raporteve të ngushta që kanë këto dy vende.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër