'Rusia po përdor gazin si armë', Von der Leyen: Të veprojmë sa më shpejt për reduktimin

'Rusia po përdor gazin si armë', Von der Leyen: Të veprojmë sa më shpejt për reduktimin

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka bërë thirrje për të reduktuar përdorimi e gazit. Duke marrë parasysh se shteti rus, është një ndër furnizuesit më të mëdhenj në botë për gazin Von der Leyen u shpreh se duhet të trajtojmë çdo krizë duke qenë në unitetin e duhur.

'Rusia po përdor gazin si armë. Ne duhet të trajtojmë sigurinë tonë energjetike në nivel të BE-së. Nga pandemia mësuam se nëse veprojmë në unitet, mund të trajtojmë çdo krizë. Pra, le të veprojmë së bashku për të reduktuar përdorimin e gazit dhe për të siguruar një rrjet sigurie për të gjitha vendet e BE-së.

Ne kemi bërë tashmë shumë për t'u përgatitur, me #REPoëerEU . Magazinimi i gazit është 64%. Furnizimi me gaz nga burime të tjera është rritur me 75% krahasuar me vitin e kaluar. Dhe që nga fillimi i vitit janë shtuar rreth 20 GË shtesë të kapacitetit të energjisë së rinovueshme.'- tha Ursula von der Leyen.

Do të funksionojë solidariteti në furnizimin me gaz?

Rregullorja SOS e BE parashikon që gazi do duhet t’u ofrohet vetëm atyre shteteve që kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë bërë gjithçka për reduktimin e konsumimit. Blerja apo shitja e gazit do të vazhdojë të bëhet nga furnizues pjesërisht privatë apo shtetërore. Kufizimin e çmimeve, një propozim nga Italia, BE e refuzon si joproduktive. Bullgaria që bojkotohet nga Gazpromi, lejon kalimin e gazit rus që kalon përmes gazsjellësit TurkStream në vend e çon gaz në Serbi dhe Hungari. Por a do funksiononte kjo në rast krize?

Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndaluar të gjitha eksportet e energjisë, pra ka hequr dorë nga solidariteti brenda BE. Një hap që eksperti Georg Zachmann nga Instituti Bruegel në Bruksel e kritikon. “Për një vend pa porte me një konsum prej 10 miliarë metër kubikë dhe një rezervë prej 3 miliardë metër kubikë, nuk jam i sigurtë nëse ky është një vendim i mençur.”

Komisioni Europian prej kohësh rekomandon që shtetet anëtare të lidhin marrëveshje solidariteti. Deri tani Gjermania ka marrëveshje me Danimarkën, Austrinë dhe Çekinë. Ujdi të tjera ka edhe me Lituaninë, Letoninë, Finlandën, Estoninë, Italinë e Slloveninë. Një kompleksitet më vete përbëjnë edhe marrëdhëniet e pronësisë. Kështu shteti finlandez është pronar në një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit në Gjermani. Në rast krize, kush vend shpëton cilën sipërmarrje?

Eurodeputeti kristiandemokrat, Markus Weber  mendon, se problemi nuk zgjidhet përmes koordinimit, sië parashikon BE. Thjesht ka shumë pak gaz në përdorim, thotë ai. “Kështu nuk ia dalim dot në dimër.”

Çfarë bëjnë shtetet anëtare për të shmangur krizën?

Kërkimi për alternativa po bëhet me intensitet të lartë. Shtetet balltike dhe Gjermania do të bazohen në të ardhmen tek gazi i lëngshëm nga Lindja e Afërt apo SHBA, që duhet të mbërrijë në terminalë ujorë, ende të pandërtuar. Italia blen kontigjente gazi në Algjeri dhe Azerbajxhan. Gazi shtesë nga Norvegjia, Britania e Madhe, Algjeria apo Holanda po blihet, por me çmime shumë më të larta.

Por këto nuk do të mjaftojnë, nëse gazi rus ndërpritet, sipas Komisionit të BE (KE). Brukseli kërkon kursimin e gazit për institucione të caktuara publike. Ministri gjerman i Ekonomis, Robert Habeck, bën fjalë që në rast ekstrem, jo patjetër t’u jepet prioritet shtëpive private para industrisë. KE e paraqet javën e ardhshme planin e emergjencës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja