Rusia po tërheq ushtarët? NATO mosbesuese: Duhet tërheqje e plotë e trupave dhe pajisjeve

Rusia po tërheq ushtarët? NATO mosbesuese: Duhet tërheqje e plotë e trupave dhe pajisjeve

NATO është spektike për lajmet se trupat ruse po tërhiqen. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se një de-përshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën.

"Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake në dhe rreth Ukrainës, e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë.  Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet nga pragu, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore. Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse", tha Stoltenberg.

Ai foli me gazetarët përpara një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel. Ai thotë se ata do të adresojnë nevojën për të "rritur më tej qëndrimin tonë mbrojtës".


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rusia njofton tërheqjen e disa trupave ushtarake, reagon Ukraina: Kur ta shohim e besojmë! NATO mosbesuese! Biden-Johnson: Ka shpresë për zgjidhje diplomatike


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë